Dule paralajmëron koalicion më vete

redaktor

Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së paralajmëron daljen më vete në zgjedhje apo në një tjetër koalicion jashtë  atyre të drejtuar nga socialistët e demokratët në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Dule tha se do ketë koalicion me ato forca politike që i respektojnë programin, ose në të kundërt do dalin të vetëm në zgjedhje.

Edhe kryetari i organizatës OMONIA, Leonidha Papa ka folur për zgjedhjet e 21 qershorit dhe synimet e kësaj organizatë në bashkëpunim me PBDNJ për një përfaqësim sa më dinjitoz.

Dule ishte i pranishëm në aktivitetin në fshatin Dervician të Gjirokastrës në kuadër të festës kombëtare të Greqisë, ku gjithashtu ka komentuar edhe situatën politike të fundit për deputetët Tom Doshi e Mark Froku.

Sipas tij kjo çështje do marrë rrugë me vendimin e këshillit të imunitetit dhe me votat e çdo anëtari të parlamentit.

Më herët Dule mori pjesë në aktivitet për festën kombëtare te Greqisë që u zhvillua në Sarandë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *