Dule ‘prezanton’ dokumentarin me thirrje vorio-epiriote

Saimir Lleshi

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule thotë se reforma në drejtësi është historike për vendit. Ai thotë se mungesa e saj është shkak që institucionet janë të pakonsoliduara.

“Nuk kemi produkt të reformës në drejtësi. Jeta institucionale e politike e vendit është në ngërç. Vendi nuk qeveriset. Qeveria nuk është e përqendruar tek problemet e qytetarëve por tek opinioni politik i reformës në drejtësi”, tha ai nga Dropulli.

Dule nuk ka nguruar të japë edhe zgjidhjen e tij për ngërçin që ka kapur reformën në drejtësi. “Pas kalimit të paketës ligjore të dekriminalizimit që duhet implementuar, bëhet miratimi i reformës në drejtësi me kusht implementimin nga Parlamenti në zgjedhjet e ardhshme, që duhet të jenë të parakohshme. Me mbylljen e paketës së reformës në drejtësi duhet amenduar kodi elektoral dhe parlamenti i ardhshëm që mund të dalë nga zgjedhjet në fund të pranverës, të implemetojë paketën e dekriminalizimit dhe reformën në drejtësi duke shmangur konfliktin për 3/5 e 2/3, duke zhvilluar edhe referendumin”, tha ai.

Këto deklarata kreu i PBDNJ-së, i bëri në 25-vjetorin e krijimit të OMONIA-s, ku u bë edhe prezantim i dokumentarit “Aty ku zemra jonë rreh” me përmbajtje antishqiptare e me thirrje vorioepiriote. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Nuk e di a e pyet veten Dule ndonjehere qe ngjyra e erret qe ka surrati i tije cfar ka te ngjashme me statujat e grekerve te lashte qe shendrijne nga bardhesia e ngyres se vertet te grekerve antik qe padiskutim jane shqipetaret. Ndersa Dule duhet te kerkoj vellezerit e tij andej nga azia e erret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *