“Lista e zezë” ka tërhequr vemendjen edhe të kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, i cili ka zgjedhur Twitter-in për tu hakmarrë ndaj Ramës. Përmes dy postimeve të fundit, ai thekson se teksa zjarri djeg plantacione agrumesh në Mursi, Rama është i zënë duke “përpiluar lista”.

“Zjarri përpiu plantacione agrumesh në Mursi. Sherbimi zjarrfikës as vetë nuk mundet, edhe asistencë nga fqinjët nuk denjon të kërkojë”.
Pas këtj postimi, ai vijon me të radhës: “Në të njëjtën kohë Rama dhe qeveria e tij “janë të zënë” duke “dëgjuar” popullin dhe “përpiluar lista”. Media hesht që të mos i shqetësojë!”.
