E pranishme në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, zëdhënësja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Grida Duma, ka sqaruar nëse PD do të bëjë një opozitë konstruktive me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Ajo tha se sheh një disaskordancës mes deklarimeve verbale dhe qëndrimeve të LSI-së duke marrë si shembull votimin për rritjen e çmimit të ujit, shkruan BalkanWeb.
“Është më mirë të pyesni LSI-në në lidhje me opozitën konstruktive. Unë shoh një disaskordancë mes deklarimeve verbale dhe qëndrimeve. Si rritja e çmimit të uji. Qëndrimi ishte i ndryshëm para votimit dhe nga votimi doli që i jepte ujë rritjes së çmimit të ujit të qeverisë.
Nuk dua t’i gjykoj lëvizjet për aq kohë sa nuk sjellin një produkt. LSI-së i takon të tregojë se ku qëndron vetë dhe të bindë shqiptarët,” tha Duma.
