Duma: Shëndetësia e Beqajt është kanceri i korrupsionit

Saimir Lleshi

Partia Demokratike denoncoi një tjetër tendër në Ministrinë e Shëndetësisë, duke akuzuar ministrin Ilir Beqaj se ia ka dhënë ato mikes së kryeministrit.

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma tha se tenderat i janë dhënë për blerje ilaçesh.

“Prej dy vitesh Ilir Beqja shpall fituese kompaninë TRIMED. Nëse shfletoni këto faqe tenderash, ju do shihni këtë emër. TRIMED, TRIMED fituese. TRIMED, firma e shoqes Nushi, ka fituar pafundësisht tendera, në ministri, në spitale, në Tiranë në rrethe. Shuma e përfituar është mbi 2 milionë e 100 mijë euro. Një pjesë e mirë, e këtyre milionave është marrë pa tender”, deklaroi ajo.

Duma tha se paratë janë marrë me negocim për shkak se fituesja është donatore e Partisë Socialiste.

“Edhe pse kjo zonjë ka dorë kudo, në dogana, në mobilime zyrash, edhe pse mori  koncesionin e chek-up prej 120 milionësh, mikes së kryeministrit i duheshin dhënë edhe ca miliona të tjera me ilaçet. Ky është shteti i Edi Ramës. Shtet i krimbur në korrupsion. Shëndetësia e Beqajt është vetë kanceri i shtetit”, tha më tej. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *