Do të jetë Neymar ylli që do të udhëheqë Brazilin në Kupën e Amerikës që do të zhvillohet në Kili nga 11 Qershori i ardhshëm deri në 4 Korrik. Trajneri i Selecaos Carlos Dunga zbuloi listën e 23 futbollistëve të grumbulluar për eventin që do të nisë muajin e ardhshëm, dhe ndër emrat e përzgjedhur spikat ai i sulmuesit 23-vjeçar të Barcelonës i cili me paraqitjet e tij do të synojë të ndihmojë Brazilin për të fituar trofeun e 9-të në Kupën e Amerikës.
Tre janë portierët e grumbulluar nga trajneri 51-vjeçar pikërisht Jefferson i Botafogos, Diego Alves i Valencias dhe Marcelo Grohe i Gremios. Nëse në portë mungojnë emrat e mëdhënj mbrojtja e Brazilit në këtë edicion të Kupës së Amerikës do të përbëhet nga lojtarë të njohur si David Luiz, Thiago Silva, Miranda, Marquinhos, Marcelo, Filipe Luis, Danilo dhe Fabinho. Mesfushorët e qëndrës që ka zgjedhur Dunga janë të gjithë lojtarë shumë të fortë fizikisht ashtu siç i preferon trajneri 51-vjeçar, raporton Supersport.
Kështu Luiz Gustavo, Fernandinho dhe Elias dhe Casemiro janë 4 futbollistët e përzgjedhur për rolin e mesfushorit përpara mbrojtjes. Të frikshëm janë lojtarët e grumbulluar për fazën e avancuar ku veç Neymar spikatin edhe Coutinho, Firmino, Robinho, Willian, Diego Tardelli, Douglas Costa dhe Everton Ribeiro. Do të jenë pikërisht futbollistët që do të mundohen të marrin për dore Brazilin në Kupën e Amerikës Kili 2015.

per mendimin tim shume prej ketyre “yjeve” jane me shume tollumbace te fryra. Aktualisht Brazilit i mungon karakteri, qe eshte element thelbesor per te arritur fitore.
Reparti i mbrojtjes me David Luiz, Marcelo e shoke eshte per futja vrapit. Ata kane me shume qejf te ikin te bejne ndonje gol si ne ndeshje lagjesh, se per mbrojtesa…
Edhe Neymar, eshte fryre sikur eshte Pele i ri, por eshte shume shume larg tij, dhe bashke me te tjeret e kane mendjen vetem per te bere individualizma cirku, se sa per te punuar ne grup. Individualizmi ka qene gjithmone shume i theksuar te Brazili, por me pare shoqerohej edhe me karakter shume te forte, dhe me sens grupi. Pasi kaloi koha e Ro-Ri-Ro, Brazili nuk ka shfaqur asgje qe t’i beje ekipet e tjera ta kene frike. Tani eshte mbushur me lojtare qe pasi jane rritur neper “favelas” ne skamje e mjerim, kane bere perpara ne futboll (dhe bravo i qofte), por tani kane arritur nje sens vetepelqimi dhe egoizmi qe ua shumezon talentin me 0.
Kush ka dyshime per kete, le te rishikoje 7 pitet qe hengren nga Gjermania…