Durim Bami kërkon lirinë

Ornela

Durim Bami, një nga tre të akuzuarit për fabrikimin e provave të rreme të një skenari për vrasjen e deputetit Tom Doshi në vitin 2015, kërkon të lirohet nga “arresti shtëpiak”.

Bami ka depozituar një kërkesë për shuarjen e kësaj mase sigurie në Gjykatën për Krimet e Rënda, gjykatë që do shqyrtojë këtë dosje pas shpalljes së moskompetencës nga Gjykata e Lartë.

I pandehuri Bami qëndron i izoluar në shtëpi prej një periudhe 2 vjet e 9 muaj. Ai akuzohet për “kallëzim të rremë” në të njëjtin proces gjyqësor ku janë të pandehur deputeti Tom Doshi dhe ish-deputeti Mark Frroku.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *