Në Fier, djemtë e Shpëtim Duros përballen me Apoloninë e vendit të fundit për të mos humbur kontaktet me kreun që mbahet nga Kukësi me 4 pikë më shumë. Skuadra e kuqe vjen në këtë sfidë pas një jave plot polemika por tekniku kryeqytetas kërkon të shikojë përpara.
Shpëtim Duro: “Ne kemi dy muaj që bëjmë fazë përgatitore. Në Laç duhej të kishim fitar. Nuk më intereson më ndeshja me Laçin. Jemi të përqëndruar tek e ardhmja”.
Në vijim, Duro komenton ndeshjen e javës së dytë të fazës së tretë kundër Apolonisë…një kundërshtar që Partizani e njeh mjaft mirë për shkak të disfatës së para disa muajve në Fier.
Shpëtim Duro: “Çdo ndeshje është e vështirë dhe këtu fus edhe Apoloninë që ka kualitete në përbërje. E kam ndjekur edhe me Tiranën dhe ka bërë një ndeshje të mirë. Nëse duam të arrijmë objektivat duhet që të mos gabojmë”.
Gjendja e skuadrës nuk është optimale por Duro thekson se të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre.
Shpëtim Duro: “Kemi ljtarë të organikë për të rikuperuar të dëmtuarit. E rëndësishme është që skuadra ka gjendje të mirë”, raporton Supersport.
I pyetur në lidhje me një afrim të mundshëm në sulm, Duro ritheksoi se kërkon një sulmues me karakteristikat që ai dëshiron dhe jo një emër anonim. Sebino Plaku është lakuar shpesh herë kohët e fundit si një emër i mundshëm në orbitën e të kuqve, por trajneri i të kuqve nuk zhbalancohet duke theksuar se nuk ka asnjë kontakt me lojtarin në fjalë. Në vijim, Duro dha një mendim edhe për pjesën e dytë të sezonit, duke e pranuar se skuadrat janë objektivave mund të ndikojnë në betejën për trofeun.
Shpëtim Duro: “Këtu nuk flitet për trukime por kur shumë skuadra dalin jashtë objektivave tolerojnë. Shpresoj që të mos ketë por është e vështirë sepse nuk ka motivim”.
