Duro, “basti” i fituar me Kukësin dhe kritikët

redaktor

Klodian Duro hapi jo vetëm një faqe të re në karrierën e tij pasi brenda 6 muajsh goditi në shenjë me tentativën e parë, ai tashmë ka shkruar një faqe të re edhe në historinë e futbollit të Kukësit.

Ish-mesfushori që ka regjistruar një karrierë të artë si lojtar, konfirmohet po aq i suksesshëm edhe në stolin drejtues.

I mjaftuan vetëm 6 muaj për të hedhur poshtë çdo zë skeptik, madje të shuajë çdo pikëpyetje edhe të një presidenti që në të shkuarën ka dhënë shenja se jetëgjatësia e trajnerëve në stol nuk janë pika e tij më e fortë.

Me punën e bërë me skuadrën aktuale, Duro ka fituar bastin e madh dhe Gjici nuk fshihet pas gishtit kur pyetet nëse do ta hapë portofolin për t’i dhuruar një skuadër të fortë trajnerit të tij.

Duro e mori drejtimin e Kukësit në datën 24 nëntor menjëherë pas disfatës me Teutën duke zëvendësuar brazilianin Troisi.

Përpara trajnerit të ri ngrihej një mal me probleme, që nga kolaudimi i grupit dhe deri tek filozofia që duhej t’i vishte skuadrës. Ai ia doli mbanë shumë shpejt që të ngrinte moralin, duke injektuar optimizëm në një grup që gati gati kishte rënë në dëshpërim.

29 ndeshje, 16 fitore, 6 humbje dhe 7 barazime në të dyja kompeticionet. Kukësi e shënjestroi Europën nga kampionati duke mos i dhënë asnjë shans Teutës dhe Tiranës, ndërsa hodhi themelet e muzeut të trofeve duke shtruar rrugën për të ardhmen.

Trajneri 38-vjeçar e di shumë mirë se për të vazhduar në këtë rrugë do të duhet edhe shumë punë, prandaj ai qëndron me këmbë në tokë dhe shikon me qetësi dhe optimizëm nga e ardhmja.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *