Duro: Fitore e rëndësishme për objektivin Europa League

Dita

Partizani fitoi 1-0 në Vlorë me Flamurtarin dhe tashmë është shumë pranë arritjes së objektivit për pjesëmarrjen në Europa League. Trajneri Shpëtim Duro, pas suksesit të djeshëm me golin e Mazrekajt, deklaroi: “Në ndeshje të tilla, kur luhet fati i sezonit, pikët maksimale janë ato që kanë më shumë rëndësi. Janë ndeshje të vështira në interpretim, sepse luanim sezonin. Dominuam në pjesën e parë, por nuk e mbyllëm ndeshjen. Tensioni dhe përgjegjësia bëri që skuadra të tërhiqej. Na vuri në vështirësi Flamurtari. Më gëzon fitorja më shumë, ne kishim dhe shumë mungesa”.

Ndërkohë zëvendëstrajneri i Flamurtarit, Luan Birçe edhe pas kësaj ndeshjeje kujtoi se kuqezinjtë në këtë fund kampionati po mendojnë më shumë për aktivizimin e elementit të ri: “Ishte një humbje normale. Nuk kishim objektiv rezultatin, e kemi deklaruar se synimi ynë ka qenë aktivizimi i lojtarëve të rinj, për t’i përgatitur për të ardhmen. Aktivizuam dy lojtarë të U-16, lojtarët e rinj përbënin 40% të organikës”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *