Duro: Kukësi, test i rëndësishëm për ne

redaktor

Pas kampionëve është radha e nënkampionëve. Partizani përballet sot në orën 13:00 me një tjetër test jetik për fatet e kampionatit pas atij suksesi në fund kundër Skënderbeut. Transferta në fushën e Kukësit do të shërbejë për të testuar fuqinë e vërtetë të skuadrës së Shpëtim Duros, i cili kërkon përqendrim dhe vendosmëri në prag të kësaj sfide. “Kukësi është në të njëjtat pozita si Skënderbeu, ka lojtarë të rëndësishëm, ndaj e shikoj takim të rëndësishëm për ne”, thotë tekniku i kuq, i cili flet edhe për formacionin që do të zgjedhë për ndeshjen e “Zeqir Ymerit”: “Ndryshimet në formacion bëhen sepse skuadra ka qenë shumë strikte në atë që kemi kërkuar. Ndonjë ndryshim do të bëhet për zgjedhje taktike në varësi të kundërshtarit që kemi përballë”.

Partizani numëron 4 pikë në 3 javët e para, 3 më pak se Kukësi, prandaj për teknikun e “demave të kuq” skuadra e ka potencialin të përgjigjet në fushën e lojës, pavarësisht kalendarit të ngjeshur dhe orarit të drekës kur luhet ky takim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *