Një 22-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë. Ngjarja ka ndodhur në Spitallë të Durrësit. Viktima është Fatjona Murati, e cila është gjetur nga familjarët në momentet e fundit të jetës. Ata e kanë dërguar menjëherë vajzën drejt spitalit të Durrësit, por e reja ka ndërruar jetë pa mbërritur atje. Nuk dihen shkaqet që e kanë çuar 22-vjeçaren drejt vetëflijimit. Policia ka nisur hetimet.