Durrës, 26-vjeçarja i vjedh portofolin në hotel kosovarit

redaktor

I vjedh portofolin në ambientet e një hoteli kosovarit të moshuar, arrestohet 26-vjeçarja e dyshuar. Policia vendore njoftoi dje ndalimin e Elona Muratit, 26 vjeçe, banuese në Durrës. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, kur dyshohet se i ka vjedhur portofolin A. K., 63 vjeç, banues në Pejë të Kosovës, brenda së cilit kishte 1250 euro dhe dy karta bankare, që u bllokuan në cilësinë e provës materiale pas kontrollit të ushtruar në banesën e të dyshuarës dhe u mor nën akuzë për “vjedhje”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *