Plagosi me thikë babanë e tij, arrestohet nga Policia e Durrësit, Lorin Tashi 29 vjeç. Arrestimi i të riut është bërë pas një telefonate që ka mbërritur në sallën operative të policisë.
Babai i të riut i kërkon ndihmë, duke thënë se jeta e tij ndodhej në rrezik prej të birit. Sipas burimeve, Lorin Tashi është konfliktuar me të atin në banesën e tyre. Gjatë përleshjes fizike, 29-vjeçari e ka plagosur edhe me thikë në këmbë. Shtetasi M. Tashi, 60 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e krimit. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhunë në familje” dhe plagosje.
