Durrës, 3 vajza tentojnë vetëvrasjen brenda 24 orëve

anazapta

Tri vajza të reja, të moshës 21, 22 dhe 27 vjeçe, kanë tentuar të vetëhelmohen me ilaçe gjatë 24 orëve të fundit në kushte depresioni. Njëra nga vajzat është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerat janë jashtë rrezikut për jetën. Vajzat, identiteti i të cilave nuk bëhet i ditur, janë dërguar për mjekim në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë. Fillimisht të rejat janë dërguar në Spitalin e Durrësit. Ende nuk janë zbardhur shkaqet e ngjarjeve, por paraprakisht mendohet se kanë qenë konfliktet familjare shkak për tentativat.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *