Një borxh i pashlyer është shndërruar në një konflikt me përleshje fizike mes vëlla e motër. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, kur policia nisi procedimin penal për V. U., 35 vjeç, që akuzohet se dy ditë më parë, te “Ura e Dajlanit”, ka goditur me sende të forta motrën e tij F. D., 45 vjeçe. Por nuk ka mbaruar këtu, pasi sapo ka mësuar dhunimin e nënës, 18-vjeçari R. D., është hakmarrë ndaj dajës së tij duke i kthyer ‘kusurin’ me goditje po me sende të forta. Edhe adoleshenti u mor nën akuzë në gjendje të lirë.
