Durrës, 5 vetë nën akuzë për kontrabandë nafte në port

anazapta

Policia Kufitare e Durrësit procedoi 5 persona të dyshuar për kontrabandë nafte, pasi i kapi duke drejtuar mjete që dilnin nga porti me karburant pa paguar doganën. P. U., 26 vjeç, nga Shëngjini, E. V., 17 vjeç, i kërkuar për vjedhje dhe A. V.,  19 vjeç, banues në Shëngjin, kanë qenë duke peshkuar në det me një mjet lundrues ku u gjetën 80 litra naftë kontrabandë. Kurse F. M., 51 vjeç, banues në Durrës, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për “shitje droge”, akuzohet po për kontrabandë nafte nga porti, së bashku me D. Ç., teksa drejtonin mjetin “Benz” me depozitë brenda.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *