DURRËS / Aksidentohet familja; një i vdekur dhe tre të plagosur

redaktor

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.10 në aksin rrugor Plepa- Shlozet- Unazë, në afërsi të mbikalimit të trenit.

Drejtuesi i automjetit tip BMW me targë AA 470 JZ ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën 79-vjeçarja M. Ç, si dhe janë në gjendje të rëndë N. Ç, 56 vjeçe dhe Dh. Ç, 46 vjeçe. Ato janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Fatmirësisht jashtë rrezikut ëpr jetën është 8-vjeçarja J. Ç.

Të dhënat e para të grupit hetimor bëjnë të ditur se shkak i aksidentit mund të ketë qënë shpejtësia tej normave të lejuara dhe përdorimi i pijeve alkoolike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *