Durrës, ambulanca me të sëmurin brenda aksidentohet

Leda Hysa

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në Durrës. Një auto-ambulancë është përplasur me një mjet tip Benz.

Fatmirësisht nuk ka të rrezikuar për jetën. Ngjarja ka ndodhur pak caste më parë në unazën e plazhit, tek vendi që njihet si Semafori.

Autoambulanca po transportonte për në spital një të sëmurë, por i ka prerë rrugën në kryqëzim një automjet Benz me targë AA 582 FH në të cilin gjendeshin 5 vetë.

Prej tyre, vetëm njëri ka dëmtime në pjesën e fytyrës, por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa personeli shëndetësor dhe i sëmuri nuk patën dëmtime.

Ngjarja ndodhi jashtë fashës kur lejohet lëvizja e automjeteve civile. Policia po e heton këtë aksident.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *