Durrës, arrestohet një i ri i shpallur në kërkim

Saimir Lleshi

Një shtetas i shpallur në kërkim u arrestua nga policia e Durrësit. Në pranga ra Andi Kollçaku, 22-vjeç. Gjykata e Apelit atje e ka dënuar këtë shtetas me dy vite burg më 27 nëntor të vitit të shkuar.

Ai akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Shtetasi i mësipërm, më datë 04.05.2012, në lagjen Nr.13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjete të forta mprehëse (thikë) shtetasin E.P. 21 vjeç, banues në Arapaj, i cili ka marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *