Policia e Durrësit arrestoi një tutor, i cili shfrytëzonte femra për prostitucion dhe shpërndante kokainë në lokalet e natës.
Hektor Psatha u vu në pranga pas një hetimi 6 mujor me metoda speciale, në kuadër të operacionit të koduar “Postieri”.
38 vjeçari shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 euro, ndërsa kokainën e shpërndante në lokalet e natës, në zonën e plazhit.
Psathës, që rezulton person me precedentë penalë në fushën e veprave penale kundër pronës, iu sekustruan 22 doza kokainë.
