Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30, në rrugën Ura e Dajlanit –Shkozet, ku 49 vjeçari me inicialet A.D, drejtues i mjetit, ka aksidentuar këmbësoren T.R.
Fatkeqësisht kalimtarja mosha e të cilës nuk bëhet e ditur, ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje.
l.h/ dita
