Durrës, avokatët braktisin Odise Verbofshin, vrau 2 vetë për drogën

redaktor

Asnjë avokat nuk është paraqitur për të marrë në mbrojtje Odise Verbofshin, 32-vjeçarin që pranon se vrau dhe dogji për pazarin e prishur të drogës dy të rinjtë nga Fushë-Kruja, Shaban Babasi dhe Albert Kasalla, ndërsa u arrestua duke u arratisur drejt Greqisë dy ditë më pas. Po kështu edhe familjarët e kanë braktisur të dyshuarin, ndërsa ka dalë para gjykatës së Durrësit për vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë, duke u shprehur qetë se është i vetëdijshëm dhe kërkon falje për krimin e kryer.
Për të siguruar të drejtën e mbrojtjes gjykata i caktoi një avokate, e cila e ka vlerësuar të ligjshëm arrestin e 32-vjeçarit që u kap në fshatin Poloskë të Devollit në përpjekje për të dalë jashtë kufirit.  

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *