Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua pasdite me të rinjtë e qytetit të Durrësit dhe ka ekspozuar një gjendje në vështirësi ekonomike. Sipas tij, është rikthyer eksodi si më 1991-shin për fajin e keqqeverisjes nga mazhoranca.
“Rinia është përfshirë në një fenomen të harruar deri më sot, eksodi ashtu si para 25 vitesh, ku rinia shqiptare u largua nga vendi sepse nuk kishin shpresë, sepse i largoheshin terrorit dhe mjerimi. Por, për 25 vite vendi përparoi dhe u zhvillua dhe në dy dekada doli nga gjendja e mjeruar, por si mundet që pasi kemi marrë statusin e vendit kandidat në BE, shqiptarët t’i rikthehen eksodit? Pyetja është, a ka punë, shpresë, rritje të mirëqenies? Por, çmimet dhe tasat janë rritur, fuqia blerëse ka rënë, fitohet më pak, shpenzohet më shumë dhe jetohet më keq. Ku është siguria e rendi, por në rastin më të mirë, ata sulmojnë opozitën dhe nuk u japin përgjigje pyetjeve që shtrojnë shqiptarët”, tha Basha.

Je nje politikan model per te gjithe politikanet shqipetar! Me ty si kryeminister, Shqiperia do kete dite me te mira!
Qeveria eshte bere si opozite e opozites, ndersa popullin e ka lene ne harrese! Papunesia dhe varferia kane arritur kulmin dhe nuk po shohim asnje paln konkret te qeverise per te kapercyer kete krize, ajo qe shohim jane vetem sulmet ndaj opozites!