Një i ri është qëlluar me breshëri automatiku në qytetin bregdetar të Durrësit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.
Ngjarja është regjistruar te sheshi “Taulantia”, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri mbi 19 vjeçarin me iniciale A. Sh.
I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në sallën e operacionit në kirurgji.
Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë, ndërsa po punohet për indentifikimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes.