Durrës, çifti me 38 kg hashash në makinë drejt Italisë

redaktor

Një çift po udhëtonte drejt Italisë me rreth 38 kilogramë hashash në makinë, arrestohen në Portin e Durrësit. Antidroga bëri dje me dije se mesnatën e së dielës, para se të nisej trageti i linjës Durrës-Bari, arrestuan të dyshuarit Ilir Gjoka, 33 vjeç, banues në Tiranë, si dhe Danica Ndreca, 27 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në pikën e kontrollit të automjeteve, në veturën “Benz” që drejtohej nga Gjoka, por me pronare Ndrekën, që ishte pasagjere në ato momente, u gjetën 39 pako me kanabis sativa, me destinacion Italinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *