Është djegur e dëmtuar rëndë Tyrbja e Sheh Rodës, në fshatin Likmetaj të komunës së Ishmit.
Tyrbja e rrënuar është një objekt i veçantë, pasi i përket partizanit më të vjetër të Luftës së Dytë Botërore në Europë.
Dhe për këtë, sipas banorëve, duke u nisur edhe nga autoriteti dhe emri i mirë që ka pasur Shehu në zonë, objekti religjioz me një histori të veçantë respektohej nga të gjitha besimet në Ishëm. Banoret në afërsi te tyrbes, kur kanë parë zjarrin kanë vrapuar për të shpëtuar objektin, por atëherë kanë konstatuar se dëmi i sajë ishte i madh.
Ishte i dëmtuar varri i Sheh Rodës, një skulpturë bust që ndodhej i ekspozuar mbi këtë varr, si dhe pajisje e shtresa të ndryshme që ndodheshin në mjedisin fetar, duke përfshirë çatinë e Tyrbes, e cila kishte rënë brenda, duke e lënë të zbuluar varrin.
Tjegullat e rëna kanë dëmtuar edhe bustin në allçi që i ishte vënë mbi varr.
Të afërm të shehut në Durrës, treguan se janë lajmëruar me vonesë dhe se ishte zbuluar dhe zjarrvënësi. Policia ka sqaruar se është shoqëruar një person i cili është në procedim penal në gjendje të lirë, për shkak se vuan nga depresioni.
Të afërm të Sheh Rodës, thonë se është e vështirë të besohet fakti i zjarrvënies nga një person me depresion, pasi autori i ngjarjes ka bërë rreth 40 km rrugë nga vëndbanimi i tij në fshatin Borakë, bashkë me dy fëmijët.
Sheh Ademi ka dalë partizan në batalionin Krujë-Ishëm dhe më pas është pozicionuar në formacionin partizan të Brigadës së 23-të Sulmuese. Ai ka njohur dhe bashkepunuar me figura të shquara të asaj periudhe si me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin, Dom Nikollë Kaçorrin, Themistokli Gërmenjin etj.
Mori pjesë në Lëvizjen e Marsit të vitit 1922, kundër Ahmet Zogut. Në vitin 1963 u nda nga jeta në moshën 111 vjeçare./M.B

Ata qe shkaterruan c’do simbol te luftes partizane per clirimin e Atdheut , si mund t’a linin edhe kete simbol te nje partizani te hershem ……. . Te gjithe ata qe shkaterrojne dalin me depersion tani . E cuditteshme!
Ne jemi popull qe i ruajme tradita kombetare, zjarrin do ja kene vene Serbet ose Greket.
Ne qofte se do te kete fat te jetoje gjate,uzurpatori i KOASH,Anastatas Janullatosi,do te kemi rast te shikojme shume rrenime-djegje te xhamiave,tyrbeve,kishave katolike shqiptare dhe shume objekte me rendesi te trashigimise shqiptare ne Shqiperi.Shqiptaret le t’iu besojne se te smurit psikik dine te djegun tyrbe!
Krim i madh te djegesh varrin e bab shehut