Dy të rinj u arrestuan në fundjavë nga policia vendore për zjarrvënie dhe vjedhje të targave të mjeteve. Julan Zote, 31 vjeç, akuzohet në lagjen nr. 14 Durrës, është kapur në flagrancë me 103 targa për automjete të vjedhura në Drejtorinë Rajonale të Automjeteve (DRSHTR). U sekuestruan në cilësinë e provës materiale targat dhe po hetohet për bashkëpunëtorët në krim. Kurse Enea Nexhipi, 25 vjeç, u denoncua nga babai i tij A. N., 51 vjeç, i cili shpjegoi se është dhunuar fizikisht nga i biri, që pas sherrit i vuri edhe zjarrin shtëpisë.
