Tre persona të kërkuar dhe dënuar për krime të ndryshme u ndaluan nga policia vendore gjatë 24 orëve të fundit. Kanan Xhakollari, 26 vjeç, ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit më 4 korrik 2013, me 1 vit, 3 muaj e 18 ditë burg për “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Kurse Aleks Idrizi, 37 vjeç, ishte dënuar nga Gjykata e Korçës më 17 korrik 2012 me 6 muaj burg për “falsifikim i dokumenteve”. I fundit u prangos Alfred Kola, 25 vjeç, i dënuar më 27 dhjetor 2011 me 4 muaj burg për “kundërshtim i policisë”.
Leave a Comment
