Durrës, dy djemtë e mitur akuzojnë babanë për keqtrajtim

anazapta

Dy fëmijë të mitur, vëllezër, denoncuan në komisariat për dhunë të vazhdueshme fizike, babanë e tyre 45-vjeçar. Policia vendore mori në mbrojtje djemtë 17 dhe 13 vjeç, ndërsa shoqëroi dhe mori në pyetje të dyshuarin Sh. H., 45 vjeç, me arsim të lartë, se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tyre. Babai u paralajmërua që të mos ushtrojë më dhunë ndaj fëmijëve. Po kështu u mor në mbrojtje një grua 47-vjeçare, që denoncon burrin A. F., 43 vjeç, po për dhunë fizike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *