Një 26-vjeçar që kishte kërcënuar me jetë duke i vendosur gjobë 50 mijë lekë të reja një personi tjetër u arrestua dje nga policia vendore. I ndaluari është Alban Musta, 26 vjeç, i cili në lagjen Nr. 14 Shkozet, u lokalizua nga shërbimet e policisë në momentin që i kërcënuari S. Sh., 22 vjeç, po i jepte shumën prej 50 mijë lekësh. I dëmtuari kishte depozituar denoncim në datën 3 qershor se Musta e kërcënonte dhe i kërkonte si gjobë shumën e mësipërme. I arrestuari pretendon se 22-vjeçari ia kishte borxh
