Një 42-vjeçare ka kërcënuar me jetë shefen e personelit të spitalit rajonal të Durrësit. Policia mori nën procedim penal në gjendje të lirë si të dyshuar E. B., banuese në këtë qytet, menjëherë pas ankesës zyrtare nga institucioni në fjalë. Burime zyrtare bënë me dije se incidenti ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, rreth orës 10:30, në ambientet e zyrës së shefes së personelit të Spitalit Durrës. Shkak është bërë pushimi nga puna i 42-vjeçares që kryente funksionin e infermieres prej disa vitesh në këtë spital. Ndaj saj rëndon akuza e “kanosjes për shkak të detyrës”.
