Një grua 27-vjeçare me inicialet Z. H., 27 vjeçe, banuese në fshatin Adriatik, sektori “Rinia”, ka denoncuar dje në komisariat vjedhjen e banesës nga dy gra të paidentifikuara që ishin hequr si fallxhore. Dy gratë i kanë premtuar t’i lexonin fatin dhe të ardhmen, ku me anë të mashtrimit i kanë marrë një unazë dhe një varëse floriri me vlerë 10 mijë lekë. Pas nisjes së hetimeve dhe mbledhjes së dëshmive, po punohet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarave, kurse hetimet i kaluan prokurorisë.
