Prej rreth 5 ditësh kërkimesh në det të hapur, nuk gjendet asnjë gjurmë e emigrantit Gentian Peta, baba i dy fëmijëve, që po deportohej nga Gjermania për në Gjirokastër. Prej 19 prillit vijojnë kërkimet në det për trupin e 39-vjeçarit, i cili ra nga trageti “Bridge”. Familjarët e 39-vjeçarit bëjnë të ditur se kërkimet nga deti vijojnë, por sipas tyre, autoritetet nuk kanë mbajtur premtimin për të kërkuar edhe nga ajri. Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimin ndaj drejtuesve dhe të ekuipazhit, nëse kanë dhënë ndihmën e parë apo neglizhuan.
