Plazhet në Durrës, por edhe ato tek Gjiri i Lalzit, tërheqin më shumë se kushdo pushuesit nga Tirana, të cilët përfitojnë nga pushim i së dielës për t’ju larguar vapës. Por duke qënë se të gjithë i janë drejtuar detit, është rënduar trafiku në autostradën Tiranë-Durrës, dhe gjithashtu ka pasur tre aksidente. Raportohet se në këto aksidente janë përfshirë 9 makina, por nuk ka pasur persona të lënduar. Mësohet se trafiku i rënduar nisi që në kilometrin e 8-të të autostradës, deri në Qafë Kashar.
