Durrës, fuoristrada me 8 turistë polakë përfundon 30 metra në greminë

Leda Hysa

Një fuoristradë me 8 turistë polakë është aksidentuar në fshatin Bizë të Ishmit.

Makina me të cilën ata po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 30 metra në greminë.

Si pasojë e aksidentit turistët kanë marrë plagë dhe fraktura të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.

Në ndihmë të tyre kanë vajtur forca të shumta policie dhe 4 autoambulanca nga Durrësi.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit. Por ngjarja nuk është bërë publike nga policia, që nuk ka dhënë asnjë informacion për aksidentin. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen, teksa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë mungesa e ndriçimit dhe mos njohja e terrenit nga turistët polakë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *