Durrës, futet për t’u larë në det, mbytet 62-vjeçari

DITA Online

 

Një 62-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit, pasi u mbyt në det.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:31 në sektorin “Apollonia”.

Shtetasi Rr.R, banues në Kosovë, kishte ardhur për pushime në Durrës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Durrës, më 14.07.2017 Informacion paraprak.

Më datë 14.07.2017, rreth orës 13:31, në Sektor Apollonia, duke u larë në det është mbytur  shtetasi Rr.R. 62 vjeç, banues në Kosovë. Shtetasi i mësipërm kishte ardhur për pushime në Durrës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *