Durrës, identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së të rinjve nga Fushë Kruja

anazapta

Konfliktet për zonat e shpërndarjes dhe pazaret e drogës deklarohet paraprakisht të jenë bërë shkak për krimin makabër që i mori jetën dy të rinjve nga zona e Fushë-Krujës në Durrës.

Pasi janë marrë peng dhe ekzekutuar në një banesë të Shkozetit, trupat e dy të rinjve A. Kasalla dhe Sh.Babasi u transportuan me automjetin e tyre me targa AA930BJ, që i përkiste njërit prej viktimave, drejt një zone jo shumë të banuar të ish-Kënetës në periferi të Durrësit, pranë ish-vaskave të peshkut.

Policia flet zyrtarisht mbi ngjarjen

Më datë 20.02.2014, ora 22.07, morëm njoftim se në lagjen Nr.14 Durrës po digjej një automjet. Në vend u dërguan shërbime zjarrfikës të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. U konstatua djegia e autoveturës Benz me targa AA930DJ; mjet brenda së cilit, në bagazhin dhe sediljen e pasme të tij, ndodheshin trupat e pajetë të dy shtetasve.

Grupi Hetimor filloi kryerjen e veprimeve të para. Nën drejtimin e drejtuesve të strukturave policore të Qarkut dhe Prokurorisë së Rrethit Durrës shërbime policie vijuan me hetime në vazhdim të së cilave u identifikuan kufomat e shtetasve sipas identiteteve të mëposhtme:

1-Shaban Babasi, 27 vjeç, banues në Fshat Fushë Krujë, i padënuar më parë.

2-Albert Kasalla, 32 vjeç, banues në Fshat Fushë Krujë, i padënuar më parë.

Lidhur me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes u shoqëruan e pyetën në Polici 36 persona që kishin dijeni mbi hetimet në fjalë.

Puna intensive hetimore e ndërmarrë përgjatë gjithë natës dhe ditës së sotme çoi këtë strukturë drejt identifikimit të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Odise Verbofshi, 32 vjeç, banor i lagjes Nr.14 Shkozet Durrës, i padënuar më parë, i cili është shpallur në kërkim nga ana jonë dhe po me intensitet kanë vijuar e po kryhen kërkime për kapjen e tij.

Nga tërësia e veprimeve të para të ndërmarra nga struktura për Krimet e Rënda Durrës rezultoi se dy shtetasit në fjalë ishin vrare paraprakisht me armë zjarri dhe më pas ishin transportuar për t’u djegur nga autori i ngjarjes së bashku me automjetin në funksion të fshehjes së gjurmëve e provave.

Gjithashtu rezulton se vrasja e dy shtetasve ka ndodhur brenda ambienteve të banesës së autorit në Shkozet, me armë zjarri pistoletë.

Paraprakisht dyshohet se motivi i kësaj ngjarje është prishja e pazarit lidhur me lëndën narkotike të llojit Kanabis Sativa.

Krahas provave të tjera, në banesën ku ka ndodhur krimi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe:

-74 kg Kanabis Sativa e ndarë në pako, e stivuar në rafte në ambientet e banesës

-1 pistoletë e markës Ekol Special, e kalibrit 9 mm

-1 pistoletë me krëhër, e markës Lady K Italy, e kalibrit 8 mm

-1 krëhër pistolete me një fishek në të

Odise Verbofshi është shpallur në kërkim si i dyshuar për ngjarjen e rëndë, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose me shume personave”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhim e shitje e lendeve narkotike” parashikuar nga nenet 79/dh, 25, 278/4 dhe 283/2 të Kodit Penal.

Aktualisht nga strukturat e Drejtorise Policise Qarkut Durres po punohet për kapjen e tij ne bashkëpunim te ngushtë edhe me policinë e rretheve të tjerë e Policinë Kufitare; dokumentimin e plote ligjor te ngjarjes mbi mundësinë e përfshirjes edhe te personave te tjere si bashkepunetore ne kryerjen e krimit.

 

makina e djegur

***

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë natës në zonën e Kënetës, në Durrës. Dy persona janë gjetur të djegur brenda një makine. Sipas policisë, dy viktimat, meshkuj në moshë të re u identifikuan më pas si  Artur Babasi dhe Shaban Kasalla, të dy nga fshati Kamberas i Fushë-Krujës. Sipas hetimeve të para, dy të rinjtë janë qëlluar fillimisht me armë, ndërsa më pas makinës tip Benz, me targa AA930BJ, i është vënë flaka.

Mësohet se Babasi ishte banakier i një lokali në qendër të fshatit Kamberas kurse Kasalli punonte në një gurore në Fushë Krujë. Personat e vrarë dyshohet se janë me precedentë penalë.
policia vijon hetimet, të cilat janë shtrirë në disa pista.

Share This Article
4 Comments
  • Pas te djeshmes se qete te protestes sot futemi ne normalitetin e kronikes se zeze ditore me krim vrasje te dyfishte e djegje. Asgje e re nga fronti i lindjes, vecse ministri Tahiri do zoti ka zbritur nga tarraca e kryeministrise e ka shkuar ne pune.

  • Kjo eshte gjeja me e mire qe KRIMINELET hane koken me njeri tjetrin shteti te mos ndrhyje fare per keta. e trishtueshme eshte kur vriten njerzit e pafajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *