Një person mbërriti i pajetë në spitalin e qytetit, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Viktima, i identifikuar si Dodë Kaçi, 51 vjeç, u paraqit rreth orës 14:20 me një plagë në trup. Nga konstatimi mjeko-ligjor u konfirmua se personi kishte vdekur gjatë rrugës për në spital, ndërsa paraprakisht dyshohet për një vetëvrasjeje. Mësohet se 51-vjeçari është banues në fshatin Fushë-Draç në Ishëm dhe punonte roje në një lokal në zonën ku banonte. Grupit hetimor vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
