Një kufomë është gjetur sot në mëngjes në bregdetin e Currilave, në Durrës. Mësohet se trupi i pajetë është i seksit mashkull, por identiteti i tij nuk dihet. Policia ka mbërritur në vendin ku u gjet kufoma, pas sinjalizimit të banorëve të kësaj zone.
Disa orë më pas, është bërë i mundur identifikimi i kufomës. sipas policisë së Durrësit, ajo i përket Shefit Hysës, 56 vjeç, nga Shkoza e Tiranës.
Ai ishte larguar nga familja prej dy muajsh.
