Pasioni për gjuetinë për pak sa nuk kthehet në tragjedi. Ngjarja ka ndodhur në fundjavë në fshatin Jubë të Katundit të Ri. Policia nisi procedim penal ndaj M. K., 22 vjeç, banues në këtë fshat, sepse gjatë kohës kur gjuante me një armë gjahu teke zogj, nga të shtënat ka plagosur lehtë pa dashje gjatë kohës kur ecnin në rrugë, bashkëfshatarët A. B., 36 vjeç dhe A. B., 21 vjeç, vëllezër me njëri-tjetrin, banues po në Jubë. Si provë materiale u bllokua arma e gjahut, që i dyshuari e mbante pa leje.
