Grabitet me dhunë 45-vjeçari, policia arreston autorin e krimit. Burime nga policia raportojnë se rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Nr.11., Durrës, shtetasi Dh.Q., 45 vjeç, ka qenë duke ecur i vetëm në rrugë.
Në këto momente, shtetasi P.C., 30 vjeç, e ka sulmuar fizikisht. Nën ushtrimin e dhunës, agresori i ka marrë nga qafa varësen e floririt dhe më pas është larguar me shpejtësi.
I dëmtuari e denoncoi rastin në polici, dhe ka qenë në gjendje që të identifikojë personin që e sulmoi. Në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm, Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë dhunuesin. Ndaj tij rëndon akuza e vjedhjes me dhunë.
