Dy persona ranë në pranga pas dy muaj hetimesh dhe ndjekje pasi dyshohen si autorë të një grabitje të dhunshme. Policia tha se të dyshuarit janë Astrit Zylyftari, 37 vjeç, banues në Arapaj dhe Artan Zaimi, 32 vjeç, ndaj të cilëve Prokuroria e Rrethit, më datë 25 mars ka nxjerrë urdhër-ndalimi ndaj tyre, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 16 janar 2014, në lagjen nr. 16, i kanë vjedhur me dhunë B. Xh., 50 vjeç, banor i së njëjtës lagje, një shumë prej 40 mijë lekësh.
