Durrës, hajdutët plaçkitin agjencinë valutore dhe punishten

anazapta

Një agjenci valutore dhe një punishte ranë pre e hajdutëve gjatë orëve të para të ditës së djeshme. I pari bëri kallëzim P. R., 61 vjeç, banues në Durrës, se gjatë natës, persona të paidentifikuar, në lagjen nr. 4, i kanë vjedhur në agjencinë e tij shumën prej 2450 euro dhe 100 mijë lekë. Kurse B. Gj., 39 vjeç, banues në Thumanë të Krujës, denoncoi se i kanë vjedhur me thyerje në punishten e tij pranë banesës vegla pune si trapan, pistoletë ajri, etj., me vlerë 50 mijë lekë, ndërsa po hetohet për autorët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *