Një 22-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 5-të i një ndërtesë në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ndodhi pak orë pas mesnatës në një nga lagjet e qytetit. Viktima është Ermal B., me origjinë nga qyteti i Beratit. I riu punonte në një fast food në këtë qytetin e Durrësit, ku edhe jetonte bashkë me disa shokë në një apartament me qira, në zonën e plazhit.
Dyshohes se 22 vjeçari vuante nga çrregullime mendore. Policia vijon hetimet.
