Iu prezantua policëve të Patrullës Durrës si një efektiv i Antiterrorit në Policinë e Shtetit, teksa lëvizte me një makinë me fenelinë, por rezulton një agjent i rremë. Burime zyrtare thanë se morën nën akuzë të dyshuarin M. Ç., 25 vjeç, banues në Kavajë, dhe po hetohet nëse ka precedentë të mëparshëm. Ndërsa udhëtonte me makinën “BMË”, me targa AA924CD, me xhama të errët, i është prezantuar efektivëve si koleg i tyre, duke paraqitur edhe dokument. I dyshuari u mor nën akuzë për “falsifikim dokumentesh”.
