Durrës, hodhi hashash në oborrin e paraburgimit, arrestohet

anazapta

Një 20-vjeçar u arrestua në fundjavë nga policia, pasi u kap duke hedhur në oborrin e Paraburgimit të Komisariatit një qese të mbushur me hashash. I ndaluari është Florian Qamo, banues në Durrës, që mësohet se ka edhe një të afërmin e tij të ndaluar. Patrulla konstatoi se i dyshuari po hidhte qesen në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penal, por nga kontrolli në oborr u gjetën 2 të tilla, me peshë të përgjithshme 69 gramë kanabis sativa. Po dje u procedua V. H., 18 vjeç, pasi u kap me 1,5 gramë hashash.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *