Durrës, i mituri epileptik dërgohet në spital i vdekur

anazapta

Një 6-vjeçar i cili vuante nga sëmundja epileptike është dërguar i vdekur në spital. T.B. jetonte tek Qendra e Zhvillimit Rezidencial të Personave me Aftësi të Kufizuar në lagjen Nr 12 Durrës. Ditën e djeshme ai është gjetur në gjendje të rëndë nga punonjësit e qendrës dhe u dërgua menjëherë në spital por mbërriti i vdekur në duart e mjekëve. Nga hetimet e para  rezulton se vdekja e të miturit i cili vuante  nga sëmundje epileptike dyshohet të jetë natyrale. Policia e njoftuar për ngjarjen ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *