Durrës, i moshuari kërcënon borxhliun për 28 mijë euro

redaktor

Një i moshuar është marrë nën akuzë në gjendje të lirë, pasi akuzohet se ka kërcënuar me jetë borxhliun e tij. Policia vendore njoftoi se i dyshuari A. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, është kallëzuar penalisht nga i dëmtuari D. Q., 36 vjeç, banues në Durrës, i cili shpjegon se është kërcënuar me fjalë për jetën nga 62-vjeçari dhe shkak ka qenë shuma prej 28000 euro që ia kishte borxh të dyshuarit. Pas veprimeve paraprake dhe shoqërimit e marrjes në pyetje, materialet iu kaluan Prokurorisë për veprën penale të “kanosjes”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *