Një burrë ka denoncuar në polici një të moshuar për shkak se i ka pushtuar dy dynymë tokë në fshatin Koxhas të Shijakut. Policia vendore bëri me dije se nisi procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të L. K., 61 vjeç. Sipas dëshmisë dhe kallëzimit të Sh. B., 69 vjeç, i janë zaptuar 2000 metra katrorë sipërfaqe toke që ai e posedon me të gjitha dokumentacionet kadastrale. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “pushtim të tokës” dhe hetimet vijojnë.
